Burgu i “Ali Demit” pret të dënuarit/ Pula: 200 të burgosur shqiptar nga Anglia do të akomodohen në burg të hapur (VIDEO)

Burgu i “Ali Demit” pret të dënuarit/ Pula: 200 të burgosur shqiptar nga Anglia do të akomodohen në burg të hapur (VIDEO)

Britania po ndihmon në hapjen e një burgu të ri që do kushtojë miliona euro në Shqipëri.

Oficerët e burgjeve në Mbretërinë e Bashkuar kanë punuar me homologët e tyre shqiptarë për të zhvilluar burgun e parë të hapur, që sipas gazetarit Besmir Pula, pritet të jetë burgu i “Ali Demit”.

Për “MCN live” Pula, thotë se bëhet fjalë për 200 të burgosurit shqiptar nga Anglia tq cilët do të akomodohen në këtë burg, i cili deri tani funksiononte si Burgu i Grave.

Sipas marrëveshjes së arritur me qeverinë angleze, pritet që 200 të burgosur shqiptarë që vuajnë dënimet e tyre penale në burgjet e Anglisë të kthehen në Shqipëri, dhe të akomodohen pranë IEVP-ve shqiptare.

Një nga mundësitë që ata të mund të akomodohen në burgun e “Ali Demit’ , i cili për 20 vite ka funksionuar si Burgi i grave, i njohur si Burgu 325 dhe duke qenë se ato janë transferuar që disa muaj në Pioskë të Pogradecit është një mundësi e mirë që ky burg, që të kthehet për të dënuarit që do të vijnë nga Britania e Madhe.

Por, krahas kësaj, Burgi i Ali demit, do të ketë edhe sektorët e saj që do të jenë për burgun e hapur, siç është deklaruar dhe me herët nga ministri Manja.

Bazuar në informacionet e gazetarit Pula, tashmë kanë nisur edhe trajnimet për personelin lidhur me administrimin e burgjeve të hapura në Shqipëri.

Nga informacionet nga Drejtoria e Burgjeve, kam marrë informacion se të burgosurit nuk do vijnë përnjëherësh, por pjesë-pjesë , gjate kohëve të fundit, nga Anglia janë transferuar 4 persona dhe vuajnë dënimet ne burgje të tjera. Në proces të riatdhesimi në burgjet shqiptare janë edhe 24 të burgosur të tjerë që janë aktualisht në Angli dhe priten të vijnë këtu.

Ajo që kemi mësuar nga Drejtoria e Burgjeve është se stafi drejtues dhe personel kanë nisur një trajnim nga të hajt për pjesën e burgut të hapur dhe teknikave që përdoren në burgjet e Anglisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy