Opozita e bashkuar në mbledhjen e kësaj të enjteje të Këshillit Politik ka prezanatuar qëndrimin e saj të përmbledhura në 7 pika në lidhje me reformën zgjedhore.
Nga dokumenti bie në sy se opozita në një nga qëndrimet e saj shpreh angazhimin e saj për të diskutuar edhe sistemin zgjedhor.
Sipas opozitës propozimi i tyre përfshin nga rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, tek ndryshimi i sistemit zgjedhor, financimi i partive, ndarja e politikës nga krimi deri tek transparenca e diskutimeve dhe gjithëpërfshirja.
Qëndrim i opozitës së bashkuar në mbledhjen e parë të këshillit politik për reformën zgjedhore
– 2 anëtarë të propozuar nga Kuvendi;
– 2 anëtarë të propozuar nga Opozita e Bashkuar.
Numri i ekspertëve për secilën palë përcaktohet nga vetë përfaqësuesit politikë.
Rekomandimet prioritare të Raporteve të OSBE-ODIHR, që mbulojne çështje themelore per standartet e zgjedhjeve:
Shitblerja e votës
Mosndëshkimi i krimeve zgjedhore
Presioni mbi zgjedhësit
Presioni mbi administratën
Abuzimi me burimet shtetërore;
Liria e votës
Sekreti i votës
Probleme të tjera që nuk kanë dalë si Rekomandime, por që janë në rritje dhe cënojnë procesin zgjedhor, janë:
Përfshirja e krimit të organizuar në zgjedhje (dalë jo vetëm nga përgjimet e prokurorisë, të publikuara në BILD për zgjedhjet e 2017, por konstatuar si fenomen edhe nga Opinioni i Komisionit të Venecias për iniciativën mbi nevojën e vettingut në politikë).
Sjellja politike e Policise së Shtetit në zgjedhje (dalë edhe nga përgjimet e prokurorisë, të publikuara nga BILD, ku drejtuesit e Policisë së Shtetit vepronin si struktura elektorale të partisë në pushtet).
Ngadalësimi i veprimit të Dekriminalizimit.
Cilësia e përfaqësimit dhe kandidatëve.
Mosekzistenca e gjykatave me rol në zgjedhje (Gjykata Kushtetuese apo Kolegji Zgjedhor).
Listat e zgjedhësve si pasojë e dështimit të zbatimit të sistemit të adresave dhe mirëmbajtjes së sistemit të gjendjes civile.
Rinovimi i kartave të identitetit.
Në të gjitha këto problematika, e përbashkëta qendron në mosveprimin nga ana e autoriteteve për të përmbushur detyrime ligjore pozitive ose veprime në shkelje të ligjit që dëmtojnë zgjedhjet.
Gjithashtu, problemet e mësipërme janë të rregulluara në Kod Zgjedhor, Kod Penal, Ligjin e Dekriminalizimit, legjislacionet për administratën publike, policinë, shërbimin e gjendjes civile, etj. Ndërkohe që, në ndonjë rast, nuk përjashtohet nevoja e ndonjë përmirësimi ligjor jothemelor, këto fusha problematike nuk kanë nevojë për reformim ligjor, por për vullnet politik dhe zgjidhje me karakter politik.
Në lidhje me këto çështje, theksi duhet të bjerë tek togfjalëshi “zbatim i rekomandimeve”. Kjo lidhet si me detyrimin e zbatimit të rekomandimeve në raport me OSBE/ODIHR, por, po aq shumë, me mocionin e Bundestagut. Madje, ekzistenca e legjislacionit e kalon barrën e zbatimit tek “përgjegjësia e autoriteteve” pa humbur kohë apo tek “vullneti politik” për zbatimin e tyre. Në çdo rast, për këto çështje nuk mund të vendoset “tick on the box” duke bërë ndryshime apo forcime ligjore në letër, por vetëm zgjidhje politike që janë të zbatueshme në zgjedhje.
Opozita e Bashkuar mbështet qëndrimin e Misionit të OSBE-ODIHR se “Kuadri ligjor aktual mund të ofronte një bazë të shëndoshë për zgjedhje demokratike, nëse do të zbatohej në mënyrë të paanshme dhe me një vullnet të sinqertë politik”. Për pasojë, organet e zbatimit të ligjit duhet të hetojnë në mënyrë të plotë, të menjëhershme dhe transparente çdo akuzë për shkelje zgjedhore: shitblerja e votës; presioni mbi zgjedhësit në administratë publike; abuzimi me burimet njerëzore dhe financiare shtetërore, pra mos ndarja e shtetit nga partia në pushtet; cënimi i sekretit dhe lirisë së votës; manipulimi dhe falsifikimi i rezultatit. Ky është tashmë edhe një nga kushtet e Bundestagut për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Për këtë arsye, nevojiten garanci shtesë shtetërore për barazi të subjekteve zgjedhore dhe zhvillimin e zgjedhjeve demokratike që garantojnë ushtrimin efektiv të së drejtës kushtetuese për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.



