Bie në humnerë makina në Qafë Mali-Fierzë, humb jetën drejtuesi

Bie në humnerë makina në Qafë Mali-Fierzë, humb jetën drejtuesi

Një aksident fatal është shënuar mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor Qafë Mali-Fierzë në Fushë Arrëz.

Prendush Uka, 51 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një humnerë.

Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, forcat zjarrfikëse dhe ambulanca, por Uka ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy