
Ish-zv. ministri i Brendshëm, Aenir Peka në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV ka komentuar lidhur me daljen e të dhënave nga sistemi Memex për personat e dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale.
Ai tha se informacioni që ka dalë është si saktë dhe është një databazë e policisë së shtetit dhe pjesë e Memex. Sipas tij çështja është nëse ky informacion është vetëm pjesë e Memex apo një databazë autonome që është marrë nga diku tjetër.
Sa i përket vërtetësisë, të dhënat, fakti që është dokument i policisë është e vërtetuar dhe e pranuar nga vetë kryeministri. Absolutisht si dokument është i saktë, është informacion i policisë, lista e kontingjenteve që ka policia e shtetit. Sa i përket sistemit Memex dua të sqaroj se sistemi Memex është një softuer që përdoret edhe nga FBI, CIA e duke vazhduar në shumë vende në institucionet e inteligjencës. Në Shqipëri është futur për herë të parë në 2009 dhe dy vjet është dashur për tu instaluar me ndihmën e policisë britanike. Çfarë është memex? Ka disa radhë informacioni, është kartoteka e policisë kriminale të policisë. Është e gjitha e dixhitalizuar, ka çfarëdolloj informacioni që ka kaluar në duart e policisë nga komunikatat e thjeshta te më të rëndësishmet. Nuk ka sistem më të fortë se Memex për ndërhyrje nga jashtë, është sistem që përdoret nga vetë FBI.
Më tej ai sqaron se Memex ka një avantazh që se kanë sistemet e tjera dhe të gjithë materialin që disponon, file për individë të caktuar, dosje voluminoze, ato që ka në Memex krahasuar me këto janë gjëra të frikshme.
Nuk dua të abuzoj politikisht por ndaç kryeministri, ministri brendshëm apo policia e shtetit, shprehen se është informacion i policisë, por jo nga Memex, atëherë nga kush është, pse nuk e thonë? Fakti që fshihen dhe s’janë transparentë duke e kombinuar me mungesën e transparencës në TIMS, ajo nuk funksionon dhe sot, policia i merr me telefon fotot e pasaportave dhe të shohësh në kohë ajo që ka ndodhur me TIMS, e-albania dhe kjo tregon që qeveria jo vetëm që është gjendur e papërgatitur por nuk ka marrë dhe masa. Memex nuk mund të ketë ndërhyrje nga jashtë direkt, nëse del diçka, ajo del nga burime të brendshme.



