Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, u ndal edhe te amnistia, gjatë fjalës së tij në një takim në Durrës, që kishte për qëllim përcjelljen e mesazheve sensibilizuese për të rinjtë në respekt të ligjit.
Manjani tha se po punohet me kujdes, pasi eksperienca ka treguar që ata që kanë përfituar në të shkuarën kanë përsëritur veprat penale.
“Ka një shans me idenë që të mos kthehen më, sepse ne nuk mund ta tymosim shoqërinë pafundësisht. Sigurisht që një grua nuk e ka vendin në burg, por e ka vendin në shtëpi, dhe këto janë parime të cilat ne duhet t’i ruajmë që ta mbajmë shoqërinë sa më paqësore. Kjo nuk do të thotë se po tolerojmë me idenë që të na kthehen prapë mbrapsht. E bëmë edhe vjet amnistinë dhe ata që kanë vjedhur, vjedhin prapë”, tha ai.
Takimi “Rinia në Fokus” është zhvilluar në prani të ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, nxënësve të gjimnazeve të Durrësit dhe të burgosurve që vuajnë dënimin në këtë qytet.



