
Nikol Pashinyan është zgjedhur kryeministër i Armenisë. Lideri i Revolucionit të Kadifenjtë është zgjedhur si kreu i ri i qeverisë në një seancë të jashtëzakonshme të Parlamentit. Pashinyan, i cili ka qenë kandidati i vetëm, ka udhëhequr protestat e mëdha të javëve të fundit, të cilat çuan më 23 prill në një dorëheqjen e kryeministrit Serzh Sargystan.
Partia Republikane e këtij të fundit, që ka shumicën në Parlamentin e Jerevanit, ka njoftuar javën a kaluar se është i gatshëm të mbështesë kandidaturën e kujtdo që ka mbështetjen e të paktën 1/3-s së deputetëve, duke mos zgjedhur një kandidat nga partia e tij, në funksion të zgjidhjes së krizës politike të vendit.
Pak para votimit, Pashinyan deklaroi se partnershipi ushtarak dhe bashkëpunimi strategjik me Moskën mbeten prioritet për Armeninë. Ai u shpreh i gatshëm për të negociuar me Azerbajxhanin për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore të konfliktit në rajonin e kontestuar të Nagorni-Karabakut.



