Avokati Spartak Ngjela hetimet për "21 Janarin" kur për herë të parë pas 16 vitesh është thirrur në SPAK kryedemokrati Sali Berisha, deklaroi se do të shihet hap pas hapi ecuria, por e cilësoi si domosdoshmëri zbardhjen e ngjarjes.
Në një intervistë për “MCN Live”, ai tha se atë ditë Berisha humbi ekuilibrin dhe thuhet se doli me armë në dorë.
Sipas tij, ngjarja është e pa hetuar pasi në pushtet kanë qenë ata që bënë krimin.
Që “21 Janari” është domosdoshmëri për tu hetuar, kjo nuk diskutohet. Ajo është ngjarje shumë e rëndë, janë vrarë katër vetë dhe historia kërkon të dënohet. Nëse të thërret prokuroria nuk shkon, të dërgon thirrjen e dytë, nëse nuk shkon as herën e dytë, të merr me forcë.
Ngjarja është e pa hetuar, është bërë një hetim sipërfaqësor. Janë vrarë katër persona dhe kanë arrestuar atë që ka zbatuar urdhrin për të shtënë. Çfarë ka ndodhur atë ditë? Shenjat janë që Saliu humbi ekuilibrin, pasi nga ajo revoltë, Saliu mund të kishte humbur pushtetin. Provat i kanë amerikanët, se këta kujtonin se po të zhdukeshin serverat, do të ishte zhdukur gjithçka, por nuk e dinin se të gjithë serverat tanë janë të depozituara në Amerikë, në Kaliforni.
Më kanë thënë se Saliu del dhe me armë në dorë, por nuk e di. Do presim, nëse do i nxjerrin ose jo faktet të cilat i kanë. Ai ka qenë jo normal në ato momente, ata shkuan për ta vrarë atje. Ajo ishte lëvizje shumë e ashpër.
Të dhënat e Shërbimit Informativ i kishte Saliu dhe masat janë marrë bazuar në të dhënat e Shërbimit. Inteligjenca e lëvizjes së një Kryeministri në situata të tilla është domosdoshmëri, ja që Saliu nuk e pati. Berisha duhet të kishte dhënë dorëheqjen, jo të vriteshin njerëzit. Lulzim Bashën nuk dimë pse e pyetën, por menjëherë pas tij thirrën dhe Berishën.
Është ngjarje shumë e rëndë në historinë e Shqipërisë dhe është e mbuluar. Ngjarja nuk është hetuar se në pushtet kanë qenë këta që bënë krimin dhe ndaj ngjarja nuk është hetuar. Kamerat janë fshirë, por kanë ngelur të regjistruara në SHBA.
Më kanë thënë që Saliu ka dalë me automatik në dorë, por ia kanë marrë. Aq shumë e ka humbur ekuilibrin. Nuk mund të shtien ushtarakët pa urdhër, nuk dihet urdhri.



