
Gazetari Artan Hoxha, në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka dhënë detaje nga skandali i ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici ku sqaroi se nuk kemi të bëjmë vetëm me një skandal erotik. Ai tha se mund të ketë edhe korrupsion në aferën e kryebashkiakut me shtetasen A.K dhe se kjo mbetet për t'u sqaruar nga SPAK. Sipas tij bëhet fjalë për një projekt të sterilizimit dhe strehimit të qenve të rrugës, të cilin A.K i'a kërkon Gjicit për shkak të detyrës së tij si kryebashkiak. “Është një ngjarje që në Shqipëri themi se zgjat tre ditë. Iu sulën të gjithë asaj vajzës, kush e futi, kush fshihet, ka dalë me Berishën, etj. Në fakt historia e vërtetë është ajo që ka ndodhur në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Kukësit. Jam vënë në dijeni për videon, ditën që është bërë betimi i tij si kryebashkiak. Filmimi është bërë në 6 qershor, tre ditë para se të bëhej betimi i Gjicit si kryebashkiak. Për 14 minuta ajo vajza ka hyrë në zyrë, ka mbaruar punë, është diskutuar për një projekt për kastrimin dhe sterilizimin e qenve të rrugës, është thirrur nënkryetari i bashkisë për këtë punë, ka vajtur në zyrë për të marrë orientimin, i është thënë që kjo gjë do të shkojë në Këshillin Bashkiak dhe në minutën e 13 ajo del nga bashkia, hipën në makinë dhe aty mbyllet video. Për 13 minuta ka ndodhur e gjithë historia".



