Aspirina, aleate e të sëmurëve me kancer

Aspirina, aleate e të sëmurëve me kancer

Një aspirinë në ditë i rrit shanset e mbijetesës për të sëmurët me kancer. Shkencëtarët kanë zbuluar se pacientët që marrin doza të ulëta aspirine kanë 25% më shumë mundësi për t’i shpëtuar kancerit.

Studimi i kryer nga Universiteti i Kardifit analizoi 71 studime të mëparshme të kryer mbi efektin e aspirinës.

Vitet e fundit, mjekët e kanë rekomanduar përdorimin e aspirinës nga moshat e mëdha si masë parandaluese për sëmundjet e zemrës dhe ishemitë cerebrale.

“Ajo që gjetëm gjatë këtij studimi është se ky ilaç mund të ketë rol të rëndësishëm si trajtim shtesë edhe për kancerin”, thotë prof. Peter Elwood, i cili ka drejtuar studimin.

Përfundimi doli pasi u krahasua përqindja e të mbijetuarve te 120 mijë pacientë me kancer që kishin marrë aspirinë, krahasuar me 400 mijë që nuk kishin marrë.

Studimi i publikuar në revistën “Plos Medicine” vë në dukje një reduktim në masën 25% të vdekjeve te të sëmurët me kancer të zorrës së trashë, 20% te rastet e kancerit të gjirit dhe 15% te pacientët me kancer të prostatës.        

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy