Ish-drejtuesi në Policinë e Shtetit, Shemsi Prençi, hetimin nga SPAK të lojërave të fatit dhe mos dhënien e licencave për to, e sheh si politikë të qeverisë shqiptare.
Ai deklaroi për edicionin e lajmeve në MCN TV se pavarësisht se Gjergji Taho është drejtori i licencave, licencat në Shqipëri jepen me urdhrin e Kryeministrit.
Prençi shtoi se njerëzit e oborrit të Kryeministrit, menaxhojnë sistemin online të lojërave të fatit.
Ai u shpreh se licencat janë të kufizuara, nëse do iu jepet 4,5 apo 9 vetave do iu ngelet hatri dhe do mërziten shumë të tjerë dhe se qeverisë socialiste i intereson ta zvarrisë pambarimisht në informalitet.
Këto çështje janë ndërtuar në mënyrë strategjike nga qeveria shqiptare. Ka politika. Politika e qeverisë së Partisë Socialiste, njëherë ishte drastike me operacionin “Fundi i Marrëzisë” dhe filloi duke shtypur aparatet e lojërave të fatit me traktor.
Iu tha shqiptarëve se këtu nuk do të ketë më lojëra fati. Çuditërisht në atë kohë u bë një bisedë me bosët e lojërave të fatit. Madje iu bë dhe presion mbretit të lojërave të fatit për të rregulluar përqindjet. Kishte mbi 12 mijë punonjës që punonin në klube ku viheshin baste sportive dhe lojëra të fatit. 38% e punonjësve ishin të siguruar.
Shteti vilte ca para, por kishte dhe të ardhura nga taksat dhe tatimet që i viheshin lojërave të fatit. Kishte një farë legjitimiteti në ushtrimin e këtij aktiviteti. Qeveria e Partisë Socialiste i ngriu komplet dhe filluan të punojnë të gjithë fshehurazi, informal dhe telefon.
Kjo vazhdoi deri para dy vitesh, ku qeveria shqiptare miratoi dhe ligjin, por u stopuan. Qeveria në bazë të ligjit për lojërave të fatit ka patur detyrim për hartimin e akteve normative, për të jetësuar ligjërisht funksionimin e lojërave të fatit.
U ngurtësuan dhe vazhdon aktiviteti sërish në paligjshmëri. Njerëzit e oborrit të kryeministrit, menaxhojnë sistemin online të lojërave të fatit. Se kanë kontradikta interesash, se janë mërzitur një pjesë e njerëzve që nuk po marrin licenca.
Licencat janë të kufizuara, nëse do iu jepet, 4,5 apo 9 vetave do iu ngelet hatri dhe do mërziten 20 të tjerë. Qeverisë së Partisë Socialiste i intereson ta zvarrisë pambarimisht në informalitet.
Edhe fitimi i një grupi të caktuar është më i madh se nuk derdhet asnjë kontribut në buxhetin e shtetit dhe as kontribuar për sigurimet shoqërore.
Pavarësisht se Gjergji Taho është drejtori i licencave, licencat në Shqipëri jepen me urdhër. Kjo është një strategji e njerëzve shumë të zgjuar.
Edhe Gjergj Taho nuk mund të japë licenca pa urdhrin e Kryeministrit. Se po të kishte dhënë urdhër Kryeministri, brenda ditës do ishin dhënë licencat.



