Lituania i kërkon BE-së të jetë më e ashpër me Rusinë

Lituania i kërkon BE-së të jetë më e ashpër me Rusinë

Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Linas Linkevicius, tha se sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë për shkak të veprimeve të saja destabliziuese në Ukrainë, janë “ndonjëherë shumë pak, ndonjëherë shumë vonë”.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Linkevicius tha se BE-ja do të jetë më efektive nëse i ndërmerr masat ndaj Rusisë, menjëherë dhe fuqishëm.

BE-ja ka vënë sanksione ndaj Rusisë në përgjigje të mbështetjes së saj për militantët gjatë konfliktit që ka vrarë më shumë se 10,300 njerëz në Ukrainën lindore që nga prilli i vitit 2014, raporton REL.

Disa vende anëtare të BE-së, përfshirë Lituaninë, kërkuan që të miratojnë sanksione të reja pas incidentit pranë ngushticës Kerç, por burimet e Radios Evropa e Lirë, në atë kohë thanë se Franca, Gjermania dhe Italia ishin kundër një lëvizjeje të tillë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy