Kalemaj: Do ishte vetëvrasje politike për opozitën nëse do pranonte sistemin me prim, duhet të këmbëngulë tek listat e hapura dhe tek koalicionet (VIDEO)

Kalemaj: Do ishte vetëvrasje politike për opozitën nëse do pranonte sistemin me prim, duhet të këmbëngulë tek listat e hapura dhe tek koalicionet (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj tha në studion e MCN Live se do të ishte një vetëvrasje politike për opozitën nëse do të pranonte kërkesën e mazhorancës për sitem me prim.

Më tej, Kalemaj tha se opozita duhet të këmbëngulë tek koalicionet e përbëra dhe listat e hapura. 

Pak gjë i ndan tani, përveç retorikës ndonjëherë acide grupin e Rithemelimit nga grupi i Bashës. Nëse dy palët bien dakord për lista të hapura, për ridimensionim të 12 zonave zgjedhore, për votën e emigrantëve, për elementët kryesorë të koalicionit pse mos të bien dakord, duhet të lënë mënjanë, luftën brenda llojit.

Nëse njëra palë shtrin dorën bazuar në këto parime dhe pala tjetër e refuzon atë, elektorati do e ndëshkojë atë palë që tregon refraktarizim.

E para pse dy palët s’bien dakord mendoj se është për ta shfrytëzuar për kapital politik. Të dyja palët duan t’ia shesin elektoratit të tyre si sukses elektoral.

Pse nuk bie dakord brenda vetes Rethemelimi  është sepse edhe ngjizja e grupit Berisha-Bardhu ka ndodhur tani afër dhe brenda grupit të  Berishës ka zëra që e kanë kundërshtuar marrëveshjen si Tritan Shehu që tha se nuk është ky qëllimi, pro të nxjerrim Berishën nga Burgu, apo Sula që nuk kanë qenë ëntuziastë.

Mendoj se duhet të bazohen në parime dhe kërkesa që janë publike pasi mendoj se mazhoranca është e interesuar tek primi, për të perpetuuar qëndrimin në pushtet dhe për 40 vitet e ardhme dhe do këmbëngulë

Është suicid politik për opozitën, për cilëndo pjesë të saj të pranojë këtë kërkesë të mazhorancës, ndërkohë duhet të këmbëngulë  tek koalicionet e përbëra, listat e hapura.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy