“Dashuri, dëgjim dhe karma”, si planetët ndikojnë jetën tonë sipas astrologjisë vedike

“Dashuri, dëgjim dhe karma”, si planetët ndikojnë jetën tonë sipas astrologjisë vedike

Astrologia dhe mjeshtrja e meditimit Afërdita Zaja e ftuar në ‘Zgjohu me MCN’ ka folur mbi ndikimin që planetët kanë në jetën dhe trupin e njeriut sipas astrologjisë vedike. 

 

Sot është dita e Jupiterit dhe ai konsiderohet mësuesi,” shpjegon astrologia Zaja, duke theksuar se në jetën e përditshme njerëzit mësojnë si të përdorin shqisat e tyre për të përjetuar botën. Ajo thotë se përmes shqisave ne dëgjojmë, shohim, prekim, shijojmë dhe nuhasim, ndërsa në traditën vedike këto pesë shqisa lidhen me ndikimin e planetëve.

 

Zaja shpjegon se Jupiteri lidhet me shqisën e dëgjimit dhe me tingullin, ndërsa Saturni lidhet me lëkurën dhe me shqisën e prekjes. Sipas saj, njerëzit që kanë probleme me lëkurën mund të kenë një ndikim të fortë të Saturnit dhe mund ta përmirësojnë këtë energji përmes praktikave të caktuara. 

 

Për shembull, këta njerëz mund të lyhen të shtunave me vaj, sepse është dita e Saturnit,” tha ajo. Ndërkohë, Dielli lidhet me sytë dhe shikimin, përmes të cilit njerëzit shohin botën, ndërsa Venusi lidhet me shijen dhe një planet tjetër me aromën.

 

Ajo thekson se planetët nuk janë kundër njeriut, por sipas saj shpesh është karma ajo që krijon vështirësi. 

 

Të gjithë planetët janë të mirë dhe askush nuk është kundër nesh, por është karma ajo kundër nesh,” tha Zaja. 

 

Ajo shton se Hëna ndikon në mendimet dhe emocionet e njerëzve, por nëse një person ka dije dhe përdor praktika si mantra për të qetësuar impulset, mund të shmangë ndikimet negative.

 

Në lidhje me retrogradën e Mërkurit, Zaja shpjegon se kjo periudhë kërkon më shumë kujdes. 

 

Retrogradë do të thotë të mos shpenzosh kot më këtë energji, sepse inteligjenca e njeriut sikur ulet pak dhe mendimet e drejta mund të lëkunden,” tha ajo, duke theksuar se kur njerëzit e dinë këtë, mund të tregojnë më shumë kujdes në veprime dhe vendime.

 

Duke folur për dashurinë dhe marrëdhëniet, ajo thekson rolin e Venusit. 

 

Venusi përfaqëson dashurinë jo vetëm për të tjerët, por edhe për veten,” tha Zaja. Sipas saj, një person që nuk kujdeset për veten mund të ketë një energji të dobët të Venusit, gjë që mund të reflektohet në marrëdhënie të vështira, drama apo vuajtje. 

 

Ajo shton se edhe gjërat materiale lidhen me këtë planet dhe se gjithçka fillon nga mënyra se si njeriu kujdeset për veten.

 

Në fund, Zaja shpjegon se Mërkuri dhe Venusi janë planetët që ndikojnë më shumë në financa dhe mirëqenie. Ajo përmend se balanca mund të arrihet përmes përqendrimit, praktikave shpirtërore dhe përsëritjes së mantrave, ndërsa ngjyra që lidhet me Mërkurin është jeshilja. 

 

Kemi dhe shqisa jo fizike, forma të perceptimit të brendshëm, si vetëdija dhe imagjinata që i ndiejmë gjatë gjithë kohës, por nuk i shohim dhe që lidhen me planetët,” përfundoi ajo.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy