Vrasja e 8-vjeçarit, Kikia: Etja për të qenë të parët i bëri mediat të shkelin çdo element njerëzor

Vrasja e 8-vjeçarit, Kikia: Etja për të qenë të parët i bëri mediat të shkelin çdo element njerëzor

Vrasja e 8-vjeçarit në Fier nxori edhe një herë në pah mosfunksionimin e shumë mekanizmave shtetëror.

Një prej të cilëve ishte edhe media që sipas gazetarit Mentor Kikia përmes etjes për të qenë të parët e bëri të shkelë mbi çdo element njerëzor. Në një intervistë për edicionin e lajmeve të MCN TV, Kikia tha se kishte detaje përtej nevojës.

Intervista:

Zoti Kikia, vrasja e vogëlushit 8 vjeçar është një ngjarje qe i kalon përgjegjësitë personale të autorit?

Kikia: Është një ngjarje shumëdimensionale. Çdokush dorëzohet para këtij tmerri dhe të gjithë janë angazhuar përmes veprimeve, komenteve për tu përfshirë në një debat sepse nuk është thjeshtë autori i krimit përgjegjës, por një mekanizëm i tërë që nuk ka funksionuar për të parandaluar fenomenin në tërësi. Nuk është çudi që nesër të përballemi me një tjetër sërish të rëndë ndaj dhe kanë filluar reagimet përmes peticionit për të rikthyer dënimin me vdekje. Janë ca reagime emocionale pa ditur se ku ta adresojnë emocionin e brendshëm duke ndërmarrë iniciativa si dënimi me vdekje që është iniciativë e mbyllur.

Edhe policia ndryshe nga ngjarje të tjera nxitoi të publikojë foton e autorit. Si e patë këtë standard të policisë?

Kikia: Ishte një gjë që kaloi në kufijtë e komikes sepse nuk ishte ky rasti që policia të shfaqej dhe të tregohej autoriteti i policisë. Ky ishte rast ku personi nuk ishte larguar dhe ajo që bëri policia ishte qesharake dhe nuk ishte për tu shitur si sukses, suksesi do të ishte parandalimi. Qytetarët kishin denoncuar edhe më herët sjelljet e tij në mjedis dhe duhej të ishte vepruar. Ndërsa nuk ishte bërë asgjë policia përpiqet të raportojë sukses.

E ndoqët raportimin qe i bene mediat kësaj ngjarje, si e përcolli media këtë ngjarje?

Kikia: Ky është një problem. Ka një etje për shumë tragjedi në sojin tonë të raportuesve për ngjarjet. Ka një garë të ethshme për të treguar më shumë. Është konkurrencë, por plagë e përbotshme por në mjedisin tonë raportimin e kemi vendosur mbi çdo lloj etike. Kishte detaje përtej nevojës. Një fëmijë i vrarë dhe kaq mjafton për të treguar një tragjedi. Nuk duhet të rrëshqasim në këtë nivel, Media mbështetet mbi ligjin dhe etikën, për mua etika është më e rëndësishmja. Ky ishte rasti që tregoi se nevoja e medias dhe etja për të qenë të parët na ka bërë të shkelim mbi çdo lloj elementi njerëzor. Nuk është nevoja të raportojmë kaq shumë detaje. Do duhet të përmblidhemi përndryshe do rrëshqasim përtej çdo parimi.

Le të kalojmë të ngjarjet politike. Zoti Basha ka ashpërsuar tonet politike ditët e fundit. Si e shihni ju lëvizjen e Bashës, për një kuvend tjetër në datë?

Kikia: Sa më shumë afron data aq më shumë ashpërsohet gjuha. Na duket sikur ka epoka që këto të dy kanë qenë bashkë. Është thënë gjithçka. Ajo që pritet të vendosë është 11 dhjetori dhe 18 dhjetori, dy kongrese të së njëjtës parti duke konfiguruar dy parti. Foltorja do hapë një proces zgjedhor ndërsa kuvendi i Bashës do ketë thjeshtë një rikonfirmim. Por unë shikoj 2 PD.

Zhvillimet politike pas zgjedhjeve lokale ne Kosove mund te ndikojnë edhe konfigurimin politik në Shqipëri?

Kikia: E vetmja gjë që duhet të ndikojë është se ne duhet të mësojmë nga Kosova. Me shumë pak vite pavarësi dhe me një serbi mbi kokë, Kosova ka dëshmuar demokraci. Në Shqipëri s’na mbetet gjë tjetër por të shikojmë dhe të mësojmë nga vëllezërit tonë në Kosovë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy