Vaksinat anti-Covid po funksionojnë, ulet me 65% rreziku i infektimeve në Britani

Vaksinat anti-Covid po funksionojnë, ulet me 65% rreziku i infektimeve në Britani

Sipas mediave britanike, dy vaksinat anti-covid, Pfizer dhe ajo e Universitetit Oxford, tashmë janë duke dhënë efektet e tyre, duke ulur me 65 për qind mundësinë e infektimeve nga Covid që pas marrjes së dozës së parë.

Lajmi është bërë i ditur nga publikimi i një dokumenti të qeverisë, ku konstaton se vaksinat janë funksionale.

Ky lajm shihet si shumë i mirëpritur nga e gjithë bota, pasi më në fund siç shihet po shkojmë drejt normalitetit të situatës së krijuar për shkak të pandemisë së Covid-19.

Shifrat tregojnë se vaksina e Pfizer dhe BioNTech fillon të funksionojë në vetëm dy javë, kjo tregon që vaksinimi në Britani po funksionon dhe është po aq efektive në bllokimin e simptomave si tek të moshuarit ashtu edhe tek të rinjtë, po ashtu dhe vaksina e AstraZeneca.

Sipas të njëjtit dokument të programit britanik të imunizimit, thuhet se doza e parë e vaksinës së Pfizer ul me 64% mundësinë të kesh simptoma të koronavirusit tek personat mbi 80 vjeç dhe 65% te më të rinjtë. Mbrojtja më pas arrin në 79-84% pas marrjes së dozës së dytë.

Gjithashtu rezultate të ngjashme janë parë dhe në Izrael, i cili deri në këto momente raportohet të ketë vaksinuar rreth 1/3 e popullsisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy