Flet xhaxhai i Marsel Baçit nga Maliqi, Avni Baçi i cili thotë se nipin e akuzuar për shfrytëzim prostitucioni ndaj një vajze 16-vjeçare e mori më qafë i arrestuari tjetër Selam Hyka 41 vjeç.
Xhaxhai i Marselit thotë se ishte Selami ai që e kishte njohur me vajzën dhe se nipi i tij e kishte të dashur.

Familjarët kanë shkuar në Leminot të ballafaqohen me nënën e çupës të tërheqë akuzat. Unë e kam nip.
Marseli kishte vajtur në Leminot, kishte pirë, e kishte të dashur dhe e donte.
Këta paskan hapur llafe dhe e kanë bërë shitës, ai nuk është ashtu, është djalë i mirë, i sjellshëm, as nuk është ngatërruar asnjëherë.
Ajo është një budallaçkë, kishte mbi 10 njerëz që i shkonin asaj. Ajo kishte edhe ditëlindjen, djali i shpuri dhurata, ata ishin të dashur, tani ajo e ëma ja bëri, çupën nuk e la të fliste fare.
E ëma e kishte denoncuar në Maliq dhe e kishte bërë shitës. Kishin 1 vit që njiheshin.
Kanë shkuar e ëma dhe i vëllai në Leminot për tu sqaruar me nënën e 16-vjeçares, të heqin denoncimin. Edhe vajza në Leminot është.
Edhe ne u paraqitëm në Korçë, folëm edhe me avokatin, ne nuk kemi as lekë për ti shkuar gjërave deri në fund. Ne e dinim si histori, e donte atë.
Na erdhi policia dje, kërkoi djalin dhe e mori, ai ishte edhe i pirë. Me 41-vjeçarin Selam Hyka kishte njohje, është nga fshati i çupës nga Leminoti.
Ai e mori më qafë djalin, ai e njihte vajzën njohu dhe djalin me të. Unë i thoja shumë herë mos shko se do të ngelë në derë, por nuk më dëgjoi. Nuk më pyeti.
Në shtëpi nuk e kishte sjellë asnjëherë, as nuk ja vlente ta sillte, ishte budallaçkë. Se si u ngatërruar ai me të s’e di.
Nipi 26 ajo 15, nuk ja vlente, ja si e ngatërroi. Akuza është shumë e rëndë.
Nuk është nipi im për atë punë. Nuk ja vlen me të.
Policia e Korçës njoftoi se specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera për një rast të shfrytëzimit të një shtetaseje të mitur, për prostitucion, arrestuan shtetasit Selam Hyka, 41 vjeç, banues në fshatin Leminot, Maliq, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.
Gjatë veprimeve të kryera në prezencë të psikologut, prindit dhe mbrojtësit ligjor, 16-vjeçarja ka kallëzuar se në muajin qershor të vitit 2024, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të dhe i ka dhënë para; Marsel Baçi, 26 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, pasi nga veprimet hetimore të kryera për këtë rast, dyshohet se e shfrytëzonte 16-vjeçaren, për prostitucion.



