Bandat po vrasin njerëz të pafajshëm, Abilekaj: Këtu krimi është vetë shteti

Bandat po vrasin njerëz të pafajshëm, Abilekaj: Këtu krimi është vetë shteti

Analisti Enton Abilekaj në studion e emisionit ‘Të Paekspzouarit’ në MCN TV ka komentuar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së dielës në Don Bosko ku një banakiere mbeti e varrë dhe 6 të tjerë u plagosën.

Ai tha se kjo vetëgjyqësi buron nga thirrja e bërë nga vetë kryeministri kur shprehej kokat le të hanë. Sipas tij, është e patolerueshme që asnjë zyrtar nuk doli sot të kërkonte minimalja një ndjesë që iku jeta e një personi të pafajshëm, ndërsa shtoi se këtu krimi është vetë shteti.

Kjo vetëgjyqësi buron nga një thirrje e kryeministrit kur shprehej që kokat le të hanë. Kemi një masakër që nuk kurseu asnjë, këto viktima janë skandali më i madh sepse asnjë zyrtar i shtetit shqiptar nuk doli të kërkonte falje. Kjo është mungesa më e madhe e humanizmit, skam parë zyrtarë ta bëjnë këtë. Vritet atje njeriu i pafajshëm dhe nuk del askush sot të kërkojnë minimalja ndjesë. Nuk po flasim për dorëheqje, ky është skandal ata e quajnë gjë normale këtë, por këtu krimi është shteti, këta nuk thonë as më fal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy