Çika: Në Shqipëri po ndodh fillimi i fundit të tranzicionit politik

Çika: Në Shqipëri po ndodh fillimi i fundit të tranzicionit politik

Gazetari dhe ish-kreu i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve, Nebil Çika thotë se në Shqipëri po ndodh një fazë që sipas tij është fillimi i fundit të tranzicionit politik.

Në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos në MCN TV, ai deklaroi se një fazë që ka kaluar në gjithë Europën komuniste, por se ajo që varet nga ne është se sa do të zgjasë.

Para disa ditësh ambasadorja amerikane tha një gjë shumë interesante, thelbësore që e botova, ‘duhet të zgjidhni nga do kaloni në Lindje apo Perëndim’.

Përderisa e thonë ata nuk është zgjedhur, kjo që po ndodh në Shqipëri ka ndodhur në të gjitha vendet para se të hynin në Bashkimin Europian. Klasa politike u largua, në Bullgari, Rumani dhe vende të tjera.

Në vitin 1993 më bie në dorë një ese e profesor Isuf Luzaj, i cili ka botuar libra, ka dhënë mësime në Sorbone, që thoshte se Shqipëria do prodhojë të mira materiale aty nga viti 2020, kur brezat që do vinë në pushtet, të mos kenë lidhje me diktaturën komuniste.

Nëse reagojmë normalisht, nëse vazhdojmë me idhull do vazhdojmë siç ngelëm 50 vjet në diktaturë. Ajo që po ndodh është fundit të tranzicionit politik, se shoh shumë lëvizje nga jashtë vendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy