Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Gjadrit, raporton korrespondenti i MCN TV.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Makina tip “Wolsvagen Polo” dyshohet të ketë kryer një parakalim të gabuar në kryqëzim, e për pasojë janë plagosur tre persona.
Ata u dërguan me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës.
Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti.



