Katër persona në të njëjtën familje kanë vdekur nga koronavirusi në shtetin amerikan të Nju-Xhersi dhe tre të afërm të tjerë në spital.
Grace Fusco, 73 vjeç dhe gjashtë fëmijët e saj të rritur u sëmurën të gjithë pasi morën pjesë në një mbledhje të madhe familjare.
Afro 20 të afërm të tjerë tani janë vetëkarantinuar dhe janë në pritje për të zbuluar nëse janë infektuar gjithashtu.
Numri i të vdekurve në SHBA ka vazhduar të rritet, ndërkohë që ekspertët paralajmërojnë rrezikun që vjen nga kontakti dhe prehehn kundër çdo lloj tubimi shoqëror.



