Prokurori i Apelit të Tiranës Arben Qosja kalon me sukses procesin e vettingut, shkalla e parë. Ai doli para trupës së KPK-së të hënën më 19 tetor dhe procesin e rivlerësimit ndaj tij e kryen Genta Tafa Bungo, Suela Zhegu dhe Lulzim Hamitaj.
Mësohet se Qosja ka rezultuar i pastër në të trija shtyllat e verifikimit.
Arben Qosja e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 si oficer i Policisë Gjyqësore. Në vitin 2004, Qosja u emërua prokuror në Prokurorinë e Tiranës, ndërsa prej vitit 2016 e ushtron funksionin në Prokurorinë e Apelit të Tiranës.



