Ekonomisti Gjergj Bojaxhi foli në Arnautistan” mbi përvojën e tij në politikë, duke theksuar se nuk ka vlerë që të kritikohet shoqëria.
Bojaxhiu thotë se sot nuk është i demotivuar, por nuk mendon se po të bënte një përpjekje të re do kishte një rezultat ndryshe.
Mendoj që është një përvojë që personalisht më ka vlejtur. Nuk mendoj që njerëzit, shoqëria, shkojnë nga zero te 100 brenda ditës. Shpresoj që ajo përvojë që kam pasur unë dhe të tjerët të vlejë. Politika është pak ndryshe nga alpinizmi, unë kam vullnet, i hipi malit, e ngjis. Politika është punë grupi, punë ekipi. S’ka rëndësi sa i vendosur është një individ, po s’pati një grup, është e vështirë për të krijuar një projekt. Fatkeqësisht mendoj se në rastin tim ishte e pamundur të bënim diçka të qëndrueshme. Ishte një përpjekje ku s’kishte konflikt ose ego që të përplaseshim. Ishte eksperiencë pozitive. Por nga ana tjetër s’gjeti atë mbështetje te votuesit. Nuk ka vlerë që t’ia vësh fajin shoqërisë. Secili nga ne ka përgjegjësitë e veta. S’ka ndonjë vlerë të ankohesh për popullin. Popullin ynë është ky që është, shoqëria është ajo që është, nuk e ndërrojmë dot. Unë jam ai që jam. Nuk është se jam i demotivuar, por nuk mendoj se po të bëj një përpjekje të re do ketë një rezultat ndryshe. Të dështosh nuk është turp, është përpjekje, njeriu mëson nga ajo dhe vazhdon përpara. Ka shumë hapësirë shoqëria të kritikohet, me tendencën për ta përmirësuar, por s’më takon mua, ose njerëzve si mua. Politikanët dhe njerëzit që merren me politikë nuk pranojnë faje. Do ishte shembull i gabuar, negativ, që të kritikosh shoqërinë”.



