Shapo: Omicron nuk është grip, rrit imunitet njësoj sa dy doza vaksine (VIDEO)

Shapo: Omicron nuk është grip, rrit imunitet njësoj sa dy doza vaksine (VIDEO)

Anglia bëhet shteti i parë që heq të gjitha kufizimet që u vendosën për shkak të Omicron. Lidhur me këtë eksperti i Shëndetit Publik në Londër Laidon Shapo në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN TV deklaroi se ky ishte një vendim i drejtë pasi siç ai u shpreh është vënë re një ulje e rasteve të infektimeve dhe shtrimeve në spital.

Ndër të tjera ai tha se Omicron nuk është grip dhe këtë e tregojnë rastet, ndërsa theskoi se kush ka kaluar këtë variant ka rritur imunitetin njësoj sikur të kishte marrë dy doza vaksine. Ai vuri theksin se gjithsesi masat kanë rëndësinë e vet kryesisht mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura dhe se Omicron nuk duhet të merret thjesht si një grip stinor.

Vendimi i lehtësimit të masave në Britaninë e madhe ishte i drejtë, po të shohësh numrin e rasteve, shtrimet në spital dhe vdekshmëria të cilat të dyja ranë ndjeshëm. Në Britaninë e Madhe nga shfaqja e Omicron u pa një rënie e ndejshme e cila vijoi më rënie javët në vijim dhe mbi bazën e kësaj qeveria ka vendosur se është momenti i duhur për të hequr këto masa. Duhet kuptuar elementi kohor në të gjithë këtë. Rastet që po shohim janë të lehta të moderuara, por jo aq të lehta sa të mendojmë se po na zuri do e kalojmë si një grip stinor.

Omicron jep në mbrojtje të mirë imunitare zëre se keni bërë dy doza vaksinë. Omicron nuk është grip dhe këtë po e tregojnë rastet që po shohim. Vërtet që është ulur kohëzgjatja nga një javë në 5 ditë, por nga ana klinike është e vështirë të krahasosh një Omicron me një grip sinor. Shqipëria ka nisur të shohë një rënie të kurbës së infektimeve dhe nëse këto zbresin përditë për një javë rresht duhet të kemi parasysh se kjo është reale dhe kjo ka rëndësi që dhe masat të zbuten nga komiteti. Maskat duhet të funksionojnë gjithsesi sepse Omicron ka tramnsmetueshmëri shumë herë më të madhe sesa Delta, dhe imuniteti bie me kalimin e kohës prandaj kërkohen dozat e rikujtesës.  Unë do isha kundër vaksinimeve pafunsd, por një popullatë duhet të kapë të paktën 60% të popullatës së vaksinuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy