
Zyrtarët ukrainas përshkruan luftime të rënda në të gjithë rajonet Donetsk dhe Luhansk në mes të një ofensive ruse në Donbas.
Olena Symonenko, një këshilltare e Zëvendës Shefit të Zyrës së Presidentit, tha në komentet televizive të enjten vonë se gjatë periudhës së fundit 24-orëshe, 42 vendbanime të tjera kishin rënë nën kontrollin rus në rajonin e Donetskut.
"Kjo ka ndodhur sot, kështu që mund të ndodhë që forcat tona të armatosura t'i kthejnë nën kontrollin tonë nesër. Por që nga sot, ne e kuptojmë se armiqësitë e ashpra po vazhdojnë në këto vendbanime. Dhe njerëzit që qëndruan atje qëndrojnë në strehimore apo bodrume", tha ajo.
Serhii Haidai, kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhanskut, tha se forcat ruse po përparonin në tre drejtime drejt qyteteve Rubizhne, Popasna dhe Novotoshkivske.
“Armiku po përpiqet të avancojë në zonën e Rubizhnes, tha ai. Betejat mbrojtëse me armikun vazhdojnë në drejtim të vendbanimeve Novotoshkivske dhe Popasna.
Haidai i tha CNN të mërkurën se 80% e territorit të Luhansk është nën kontrollin rus. Forcat ruse kanë bërë një përpjekje më të madhe në javët e fundit për të drejtuar pushtimin e tyre drejt marrjes së pjesëve të Ukrainës lindore dhe jugore.
Ndërkohë bëhet me dije se asnjë korridor evakuimi në Ukrainë nuk është rënë dakord me rusët për shkak të "rrezikut në rrugë", tha të premten zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk.

Zyrtarët ukrainas kanë bërë thirrje që rusët të garantojnë kalim të sigurt për civilët, veçanërisht ata të bllokuar në qytetin e rrethuar të Mariupolit.
Pavlo Kyrylenko, administratori ushtarak rajonal i Donetskut, tha se 79 banorë të qytetit të rrethuar të Mariupolit u evakuuan në mënyrë të sigurtë në Zaproizhzhia të enjten, duke shtuar se pothuajse 100,000 banorë të Mariupolit kanë mbërritur tashmë në Zaporizhzhia.
Evakuimet e Mariupolit kanë qenë të mbushura me rrezik, megjithatë, pasi korridoret për kalim të sigurt kanë dështuar në shumë raste për shkak të sulmeve të forcave ruse në zonë.



