Identiteti i rremë izraelit/ Meksi: Ndërhyrje në sistemet shtetërore, mbi bazën e logjikës së “AKSHI-t”

Identiteti i rremë izraelit/ Meksi: Ndërhyrje në sistemet shtetërore, mbi bazën e logjikës së “AKSHI-t”

Drejtori i përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi për operacionin e koduar “Identiteti” për krijimin e një identiteti të rremë, ku një person nga Hor-Vranishti në Vlorë del si shtetas izraelit, flet për një skemë të mirëfilltë mashtrimi si skema e Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit.

 

Duke folur për emisionin “FaktCheck” në MCN TV, ai deklaroi se është ndërhyrë në sisteme shtetërore dhe janë ndryshuar shumë të dhëna. Sipas tij, për sa kohë që kemi të bëjmë me një data basë shtetërore është pjesë e AKSHI-t dhe se është një skemë e ideuar diku në qendër.

 

Identiteti i ri krijohet duke manipuluar një data bazë shtetërore, që është Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile. Funksionon mbi bazën e logjikës së AKSHI-t. Këto të dhëna janë manipuluar. Kemi krijuar një izraelit më shumë, pa shkuar ndoshta asnjëherë në Izrael. Një shqiptar duke ndërruar emrin, krijoi identiteti të ri, u shit si shtetas izraelit, nuk di të them qëllimin e tij, është ende herët për të nxitur një skemë të tillë mashtrimi. 

 

Është një skemë e mirëfilltë mashtrimi. Hetimet janë në fazë paraprake, janë caktuar tre masa “arrest me burg”, e gjithë filozofia e atij zotërisë është mashtrimi. Jemi në të njëjtin skenar që kemi denoncuar kaq herë, i zotërinjve Agasi-Beqiri që në themel të punës së tyre kanë mashtrimin. Manipulimi që është bërë, nuk është thjesht manipulim klasik. Këtu është ndërhyrë në sisteme shtetërore dhe janë ndryshuar shumë e shumë të dhëna. 

 

Është ndërhyrë duke përdorur identitetin e një përdoruesi. Kanë marrë të dhënat e një përdoruesi në pension dhe në emër të tij është vepruar për një periudhë dy vjeçare. Deri në 27 nëntor 2025, ky përdorues i sistemit ka vazhduar të bëjë ndryshime të paligjshme. Për sa kohë që kemi të bëjmë me një data basë shtetërore është pjesë e AKSHI-t. Është një skemë e ideuar diku në qendër. Shtetësia izraelite shet. 

 

Masat mbrojtëse të strukturave shtetërore kanë dështuar. Me këtë skemë rezulton se janë ndryshuar identitetet e personave problematikë. Janë një listë e gjatë me emra. Janë ndryshuar të dhëna, emri, gjendja martesore, madje edhe mosha. Është e qartë se këta persona me të dhënat e reja, do paraqiteshin diku tjetër për një jetë të re. Nuk kemi të bëjmë me raste thjesht hallexhinjsh.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy