SPAK prova të reja për Veliajn/ Neza: I vetmi zyrtar që ka kapur 90% të mediave dhe nga burgu i përdor ato (VIDEO)

SPAK prova të reja për Veliajn/ Neza: I vetmi zyrtar që ka kapur 90% të mediave dhe nga burgu i përdor ato (VIDEO)

Analisti Sami Neza në studion e ‘MCN Live’ ka komentuar çështjen e Veliajt duke u ndalur te provat e reja që SPAK ka siguruar së fundmi që lidhen me përgjimet e kryebashkiakut me gazetarët.

Lidhur me këtë ai u shpreh se Veliaj është i vetmi zyrtar që ka arritur të kapë rreth 90% të mediave, i cili dhe pse ndodhet në burg vijon ende t’i përdorë ato.

Ai tha se Veliaj dhe bashkia e Tiranës kanë censuruar të gjitha mediat dhe se janë të paprekshëm ndaj tyre.

Nuk mund të qëndrojmë neutral ndaj sjelljes së Veliajt si kryetari i bashkisë së Tiranës apo dhe kur ishte ministër, pasi është ndër zyrtarët që ka kapur shumicën e mediave, rreth 90% të tyre përmes sponsorizimeve, financimeve, ndereve dhe formave të ndryshme dhe një pjesë tjetër e ka censuruar në mënyrat më radikale të mundshme duke i vënë përballë një numër të madh të punonjësve të bashkisë për të raportuar çdo shkrim kritik, këtë gjë vazhdon ta bëjë dhe sot.

Ai nuk e ka problem ta bëjë këtë gjë sepse e gjithë kjo në vetvete është intimidim, duke e blerë dhe duke e censuaruar dhe në të dyja rastet rezultati është i njëjtë Erion Veliaj dhe bashkia janë të paprekshme nga mediat, publiku si sheh ato se çfarë janë duke bërë, nuk ka trasparencë ndaj tyre dhe kjo transparencë mungon për këtë shkak.

Kjo ka një pasojë financiare për ato mediat, dmth është vepër penale dhe ne si gazetarë për këtë gjë do duhet ta denoncojmë atë sepse po ecin mediat që financohen nga rrugë të paligjshme nga bashkia e Tiranës dhe nëse sot ai po gjykohet përmes përgjimeve ndaj mediave ai këtë e ka bërë përditë. Ai ka arritur deri aty sa kur nuk i dilnin mediat që kishte në treg ka prodhuar media të reja që punonin për të.

Më tej ai shtoi se në Shqipëri ka kritikë dhe akuzues të SPAK dhe prokurorëve, kritika të ardhura qoftë nga opozita dhe qeveria, por të citosh Berishën për akuzat ndaj SPAK nuk është njësoj si të ndërtosh një strategji për të delegjitimituar fuqinë e SPAK.

Nëse tregojmë histori të shkurtra nga konteksti siç është biseda e Ols Dados me Veliajn për një leje ndërtimi dhe nëse e transmetojmë përgjysmë apo vetëm në variantin e Veliajt kjo nuk është gazetari, por manipulim.

Nëse Veliaj ka ngritur një konflikt me figurën e prokurorët detyra e gazetarisë është ta hetojë diçka të tillë, por nëse marrim gjysmë mesazhe të paverifikueshme nga burime të afërta të Veliajt dhe i përdorim si të vërteta të pa kontestueshme në media atëherë jemi duke deformuar dhe duke u përfshirë te palët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy