Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme dhe siguri në BE, Federika Mogherini, nuk pranoi të komentonte zhvillimet e fundit në Shqipëri në lidhje me çështjen “Tahiri”.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin Bushati, Mogherinit iu kërkua të komentonte faktin që parlamenti nuk i hoqi imunitetin ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
"Është rregullimi i artë të mos komentoj për hetimet që vazhdojnë. Nuk është korrekt që asnjë institucion të komentojë punën e një gjyqësori. Kultivimi i drogës dhe trafikimi duhet të trajtohet në mënyrë serioze me të gjithë mbështetjen politike dhe autoritetet gjyqësore të bëjnë punën e tyre. Shikoj vendosmëri, hapa përpara dhe vullnet politik. Sigurisht që duhet të shohim rezultate të qarta, jo se ky është kusht i BE-së por kusht i popullit shqiptar. Krahasuar me vitin e kaluar ka pasur progres por duhet konsoliduar dhe do të vazhdojë”, tha ai.



