Paralajmërimi i Ramës për portalet: Matni fjalët, mos përhapni panik

Paralajmërimi i Ramës për portalet: Matni fjalët, mos përhapni panik

Kryeministri Rama paralajmëron mediat online të bëjnë kujdes me lajmet që shpërndajnë.

Në një status në Facebook, Rama shprehet se do të ndërhyjë me forcë për mbylljen e tyre në rast se vijojnë të përhapin panik në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme.

“PARALAJMËRIM

Paralajmëroj për herë të fundit, portalet e kanalet e informimit, se në kushtet dhe kuadrin ligjor të Gjendjes së Jashtëzakonshme, do të jem i detyruar të ndërhyj, forcërisht, për mbylljen e tyre deri në fund të kësaj faze dramatike, nëse vazhdojnë me publikime rrenash që përhapin panik!

Në këtë situatë të jashtëzakonshme, ku duhet matur çdo fjalë, është e patolerueshme që të publikohen sharlatanizma delirantësh, vendas a të huaj, apo të shtrembërohen prononcimet dhe shpjegimet e arsyeshme të ekspertëve, sipas avazit të zakonshëm të çdo dite të perëndisë, qëkur u shfaq flama e rrenës si epidemi digjitale dhe nisi të tkurret flaka e gazetarisë së fakteve!

STOP DHE STOP TANI! MENJËHERË!!!

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy