Maqedonia mban premtimin, qeveria ndërron emrin e aeroportit dhe të autostradës

Maqedonia mban premtimin, qeveria ndërron emrin e aeroportit dhe të autostradës

Nuk kanë kaluar shumë ditë nga takimi i dy kryeministrave në takimin e tyre në Davos dhe Maqedonia ka filluar me planin e saj në drejtim të zgjidhjes së çështjes së emrit.

Premtimi i kryeministrit Zoran Zaevit i dhënë homologut të tij grek, Alexis Tsipras, për ndryshimin e emrit të autostradës dhe të aeroportit të vendit, janë bërë realitet.

Qeveria ka marrë vendim që aeroporti “Leka i Madh” të emërohet në “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”, ndërsa autostrada në Koridorin 10 të quhet “Autostrada Miqësia”.

Kryeministri Zoran Zaev tha se me vendim të Qeverisë Aeroporti “Aleksandri i Madh” është emërtuar në “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”, ndërsa autostrada përgjatë korridorit 10 ka marrë emrin “Autostrada e Miqësisë”, raporton INA.

Sipas tij, me këtë konfirmohet hapi i madh për ndërtimin e miqësisë dhe mirëbesimit me Greqinë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy