Taulant Balla: Kryebashkiaku i LSI të ndjekë shembullin e Vasilit, të dorëhiqet

Taulant Balla: Kryebashkiaku i LSI të ndjekë shembullin e Vasilit, të dorëhiqet

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i zgjedhur në Qarkun e Elbasanit, ka falenderuar ditën e sotme, qytetarët e Cërrikut për mbështetjen dhe për votën e 25 qershorit.

Duke komentuar dorëheqjen e Petrit Vasilit nga kreu i LSI, deputeti Taulant Balla i ka kërkuar kryetarit të Bashkisë së Cërrikut, Altin Toska, të mbajë fjalën e dhënë dhe të japë dorëheqjen.

Kujtojmë se gjatë zhvillimit të fushatës, Altin Toska kryetari i Bashkisë së Cërrikut ka deklaruar se do të japë dorëheqjen nëse LSI nuk del forcë e parë në Cërrik.

Balla ka folur dhe për zgjedhjet duke e cilësuar atë si një betejë të vështirë. Ai ka vijuar më tej duke thënë se “Drejtësia të ndëshkojë rastet në hetim për korrupsion elektoral. Shqiptarët votuan për të ardhmen e tyre. Në shtator të fillojë reforma e plotë elektorale”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy