
Forcat e Armatosura të Ukrainës rrëzuan pesë dronë gjatë një sulmi me dronë dhe raketa nga Rusia në disa rajone ukrainase mëngjesin e së dielës.
Komandanti i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Mykola Oleshchuk shkroi në Facebook se pesë dronët e prodhimit iranian, Shahed, u rrëzuan në rajonet Herson, Dnipropetrovsk, Kirovohrad dhe Zaporizhja.
Dronët u lëshuan nga një bazë ajrore në rajonin Krasnodar të Rusisë. Rusia shkrepi gjithashtu edhe dy raketa të telekomanduara, S-300, dhe dy raketa të telekomanduara, Kh-59, thanë zyrtarët ukrainas.
Guvernatori i Hersonit, Oleksandr Prokudin, tha të dielën se 15 njerëz, përfshirë fëmijë, u plagosën nga bombardimet ruse një ditë më herët.
Mediat ruse raportuan për herë të parë në qershor për planin e Ministrisë ruse për të rekrutuar ushtarë përmes mesazheve telefonike.
Rusia po përpiqet t’i joshë qytetarët t’i bashkohen ushtrisë për ta rritur numrin e trupave në luftën e saj kundër Ukrainës, pa deklaruar formalisht mobilizim, sepse një gjë e tillë do të mundë të shkaktonte pakënaqësi.



