Rama: Do bëjë 5-fishin e punës nëse qytetarët më japin 5 mandate në Berat

Rama: Do bëjë 5-fishin e punës nëse qytetarët më japin 5 mandate në Berat

Kryeministri Edi Rama ka vijuar fushatën elektorale në qytetin e Beratit. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se nuk ka asnjë luftë politikë me forcat e tjera politike, pasi në 25 qershor nuk do vendoset kush qeveris Shqipërinë, por si do jetë Shqipëria e gjeneratës tjetër. Rama tha se do bëjë 5-fishin e punës nëse qytetarët i japin 5 mandate në Berat.

“Nuk ka luftë me forcat e tjera politike. Administrata do jetë shërbëtorja juaj. Në 25 qershor nuk vendoset kush do qeverisë Shqipërinë, por si do jetë Shqipëria e gjeneratës tjetër. Do vendoset nëse këtë flamur do ta ngremë në ambicien e atyre që dhanë jetën për të. Apo do ndahemi në tufa tufa të parive që dinë të premtojnë dhe vetëm copëtojnë Shqipërinë dhe atyre që i votojnë. Po të doja pushtet për vete, Luli nuk do ishte sot në Berat duke folur si një punonjës social, por do ishte në çadër dhe do priste të vinte nata të freskoj. Ju bëjë thirrje të gjithëve, partitë mbajini në zemër, por votoni me mendje. Kur të shkoni në kutitë e parive, por mendoni për fëmijët tuaj që duan të ecin drejt përpara. Mos mendoni se çdo ndodhë me partitite e pushtetit, por jepini një dorë fuqizimit të shtetit. Do bëjmë 5-fishin e punës nëse na jepni 5 mandate”-tha Rama.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy