Baza e NATO-s në Kuçovë, Rama: Ambicia jonë, t’i rrisim çdo vit pagat e forcave të armatosura

Baza e NATO-s në Kuçovë, Rama: Ambicia jonë, t’i rrisim çdo vit pagat e forcave të armatosura

Në nisje të punimeve të bazës ajrore të Kuçovës, kreu i qeverisë Edi Rama paralajmëroi rritje çdo vit të pagave për forcat e armatosura. Sipas kryeministrit, synimi është që pagat e ushtrisë shqiptare të arrijnë në mesataren e vendeve të aleancës atlantike, NATO.

“Të vetëdijshëm që nuk do i arrijmë kurrë sepse asnjë herë nuk do bëhemi aq të zhvilluar sa forcat e SHBA por duke qenë në shoqëri kaq të mirë në këtë drejtim do mund të përmirësohemi. Kemi një forcë të armatosur që nga pasha e numrave do mbetet modeste por nga cilësia mund të bëhet model i shkëlqyer. Kjo për ne do të thotë mundësi për të rritur burimet tona njerëzore dhe duke rritur stimulin financiar të tyre. Këtë vit kemi bërë rritje të pagave për FA por ambicia jonë është t’i rrisim çdo vit që të jenë në mesataren e vendeve të NATO-s. Kemi mundësi të rrisim cilësisht logjistikën. Për të gjitha këto arsye sot është një ditë e bukur”, u shpreh Rama.

Teksa ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi e vuri theksin te roli strategjik që ka vendi ynë në Ballkanin Perëndimor, investimi në këtë bazë ajrore tha ai, është një mesazh i qartë për aktorë me qëllime rivale në rajon.

Baza ajrore e Kuçovës për autoritetet qendrore pritet të ketë jo vetëm një impakt për vetë zonën, në fushën socio-ekonomike të banorëve që jetojnë aty.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy