
Paqëndrueshmëria atmosferike që ka përfshirë vendin tonë do të vijojë deri në orët e mëngjesit të ditës së shtunë.

Reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar deri në orët e mëngjesit të ditës së shtunë. Në relievet malore në verilindje reshje bore me intensitet të ulët.
Përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike pritet për ditën e diel, ku moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash e kthjellimesh.
Temperaturat do të pësojnë rënie më të paktën 3 gradë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 13°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Durrësit dhe Fierit.



