Kuvendi mblidhet për imunitetin e Berishës, opozita proteston para Kryesisë

Kuvendi mblidhet për imunitetin e Berishës, opozita proteston para Kryesisë

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet mesditën e sotme, për të vendosur mbi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme SPAK, për ndryshimin e masës shtrënguese ndaj ish-kryeministrit të vendit, Sali Berisha, aktualisht drejtues politik i opozitës, i cili mund të mbetet në arrest shtëpie.

E gjitha vjen pasi Prokuroria e Posaçme SPAK ka çuar në Kuvendin e Shqipërisë një shkresë ku kërkon ndryshimin e masës së sigurisë për Sali Berishën.

Mësohet se ndaj Berishës kërkohet një masë e re sigurie, “arrest shtëpie”.

Dhe ky vendim për ndryshimin e masës vjen teksa Berisha nuk ka zbatuar masën e detyrimit me paraqitje.

Në kërkesën e dërguar nga SPAK drejt Kuvendit thuhet se “mbështetur në nenin 73 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërise, nenin 231, 260, 288, 289 të K.Pr. Penale, si dhe në Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nenet 13 dhe 118, bashkëlidhur ju përcjellim kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha”.

Këtë, përmes “zëvendësimit të masës së sigurimit personal shtrëngues nga ajo e ‘Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Giyqësore’, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe ‘Ndalim i daljes jashtë shtetit’ parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, në atë të arrestit me burg/arrest në shtëpi, parashikuar nga nenet 238/237 të K.Pr.Penale, në kuadrin e procedimit penal nr. 287 të vitit 2020, të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar Tiranë.

Mesdita e sotme pritet ta gjejë opozitën p ashtu në protestë, për të zbatuar atë që e cilëson si mosbindje civile. Protesta do të mbahet përpara Kryesisë së Kuvendit,

Për tubimin e thirrur nga demokratët, komisariatet e policisë do të jenë të hënën në gatishmëri dhe për mbarëvajtjen e tij. Drejtoria e Policisë së Tiranës ka hartuar një plan masash me prezencë të shtuar të punonjësve të rendit në perimetrin ku do të mbahet protesta.

Krahas protestës së të hënës opozita ka paralajmëruar edhe një tjetër tubim përpara Parlamentit të enjten. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy