Burrel/ Edi Rama: Ilir Meta e ka humbur të drejtën për të qenë president

Burrel/ Edi Rama: Ilir Meta e ka humbur të drejtën për të qenë president

Edi Rama gjatë prezantimit të kandidatit për kryetar bashkie në Burrel, theksoi  sërish se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor dhe u shpreh se Ilir Meta e ka humbur të drejtën për të qenë president.

 "Dje papritur u shfaq shpëtimtar i atyre që kishin mbatur atje në rrugë, presidenti i Republikës duke paralajmëruar një akt që politikisht është vetëvrasje, ligjërisht është nul dhe moralisht është turp. Dhe s'ka më turp, dhe mos u çudisni nëse ju them se nga fronti shpëtimtar i opozitës nuk është çmenduria e fundit, do ketë edhe gjëra të tjera. Do apo s'do Saliu, do apo s'do filxhani, zgjedhjet do mbahen në 30 qershor. Kushtetuta nuk është filxhan që e rrotullon nga të duash. Dje Ilir Meta  e ka shkruar fatin e tij si një president që e ka humbur të drejtën të qëndrojë në këtë zyrë dhe jo sepse kështu them unë, por sepse kjo që shikoni është dhe do jetë pasqyra e një të vërtete do t'iu bëhet shumë e qartë. Kjo luftë nuk është për Bashkitë. Gjithë kjo orvatje për ta çuar Shqipërinë në orvatje nuk bëhet për disa bashki, por sepse kërkohet një pazar për të varrosur reformën në drejtësi, kërkohet rrëmujë për të goditur të vetmen forcë që do të jetë mbështetësja e reformës në drejtësi dhe e zbatimit të saj për të kaluar nga ligjet te gjyqet", tha Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy