
Një akisdent i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 10:15 në tunelin e Kalimashit.
Dyshohet se një automjet i subjektit përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugës është përplasur me një makinë tjetër.

"Si pasojë janë dëmtuar shtetasit N. B., S. T. dhe E. Sh., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore", thuhet në njoftimin e Policisë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.



