Gjashtë persona janë arrestuar në flagrancë nga policia e Tiranës me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit. Në kuadër të operacionit të koduar “Free Time” është bërë e mundur të dokumentohet veprimtaria kriminale e disa personave, të cilët në kohë dhe vende të ndryshme në qytetin e Tiranë kanë shfrytëzuar, ndërmjetësuar dhe marrë pagesa për prostitucion në vlerën që varionin nga 50-100 euro.
Të dyshuar si organizatorët e këtij aktiviteti të jashtëligjshëm janë: M. Thanas dhe M. Çela kanë ndërmjetësuar për të ushtruar prostitucion tek shtetasja T. Gj.
“Më datë 20.03.2017 rreth orës 23:00 janë kapur në flagrancë në ambientet e një hoteli në periferi duke ushtruar prostitucion në grup, me klientët R. Z., D. K., dhe K. Zh”, njofton policia.
Arrestimet
•M. Thanas, 26 vjeçe, banuese në Tiranë. (Neni 114)
•M. Çela, 38 vjeç, banues në Tiranë (Neni 114)
•D, Haka, 34 vjeç, banues në Tepelenë (Neni 113)
•R. Zhitoni, 39 vjeç, banues në Tiranë (Neni 113)
•K. Zhilla, 26 vjeç, banues në Tiranë ,për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”(Neni 300)
•D. Sharra, 27 vjeç, banues në Tiranë (Neni 114 dhe 236)
Është proceduar në gjendje të lirë shtetasja: T. Gj., 27 vjeçe, banuese në Tiranë (Neni 113).
Janë shpallur në kërkim shtetasit B. O., E.I., F. Sh., për veprën penale të “Shfrytëzimit të Prostitucionit”, parashikuar nga Neni 114 i Kodit Penal. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: 1 automjet tip “Hyundai” 4 aparate telefonik, 20000 lekë të reja, 2 doza kokainë dhe sende për përdorim narkotikësh dhe një dozë e dyshuar e llojit “Cannabis Sattiva”, e prova të tjera që i shërbejnë hetimit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të “Trafikimit të personave të rritur” dhe “Shfrytëzimit të prostitucionit”, parashikuar nga Neni 110/a dhe 114 të Kodit Penal



