Vaksinimi me detyrim, studentja: Urdhri është diskriminues, nuk lejojmë ta na pengojnë hyrjen në auditor

Vaksinimi me detyrim, studentja: Urdhri është diskriminues, nuk lejojmë ta na pengojnë hyrjen në auditor

Një mesazh me formularin e vaksinimit u ka mbërritur studentëve në grupet e rrjeteve sociale, ku u kërkohet të kryejnë menjëherë plotësimin e tij. I ndërtuar në formën e një pyetësori, formulari kërkon që ata të përgjigjen nëse e kanë injektuar vaksinën atë dhe sa doza kanë kryer.

Në një lidhje Skype për MCN TV, studentja Nikolina Qirjazi, pohoi se i ka ardhur formulari i vaksinimit, por nuk do ta plotësojë pasi e konsideron shkelje të privatësisë kërkesën për të paraqitur në të të dhënat e saj mjekësore.

Nuk kam ndërmend ta plotësoj. Askush nuk është i detyruar. Të dhënat mjekësore janë të dhëna private dhe ne nuk kemi detyrimin t’i japim. Në momentin që formulari plotësohet, statistikat shkojnë te dekanati. Plotësimi bëhet online. Dekanatit nuk i është lejuar më parë. Po vihemi përpara një fakti që dekanati të çojë formularë të këtij lloji.

Sipas Qiriazit, urdhri për vaksinimin e detyrueshëm të studentëve dhe stafit akademik është i paligjshëm dhe diskriminues.

Ky urdhër ka 7 pika. Pika 2 thotë që personeli i institucioneve universitare dhe studentëve duhet të depozitojnë certifikatën apo kartën e vaksinimit. Punonjësit mund të paraqesin edhe testin PCR. Ka keqdashje në këtë urdhër, që personeli ka të drejtën edhe të PCR, ndërkohë studentët që nuk e kanë kartën nuk lejohet të paraqiten dhe të japin PCR.  Në këtë urdhër, ne kemi një keqdashje të madhe që kërkohet që studenti t’i lihet pa kryer viti shkollor.

Për më tepër, sipas Qiriazit, detyrimi për vaksinimin nuk justifikohet as shkencërisht.

Nëse je i vaksinuar, vaksina nuk e pengon infektimin. Edhe një i vaksinuar infektohet dhe infekton. Pra një student i vaksinuar duhet të bëjë PCR. Është diskriminim, jo zgjidhje.

Qiriazi tha se do të shkojë në mësim me nisjen e vitit akademik, pavarësisht se nuk është e vaksinuar.

Unë personalisht do t’i drejtohemi fakulteteve njësoj si të tjetër. Askush në asnjë lloj urdhri që me ndalon të shkollohem si taksapaguese, nuk do të lejojmë të na ndalohet hyrja në auditorë. Mendoj do të ndërmerren edhe hapa ligjorë. Vetë urdhri ka mangësi dhe kundërshti të jashtëzakonshme.

Jam njeri i informuar për vaksinën. Kam të drejtë të zgjedh për trupin tim, ta b

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy