
Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, përdori sot fjalë ofenduese në Kuvend.
Duke iu drejtuar deputetëve të VV-së, Tahiri tha: “Hajde hajde ma shumë ma shumë, a robt jau q****”, ndërsa po i binte tavolinës me gotë.
Tahiri i tha këto fjalë ndërkohë që deputetët e VV-së po e pengonin të fliste, pasi ai më herët kishte penguar fjalimin e ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu.
Kreu i Kuvendit Glauk Konjufca i kërkoi Tahirit të kërkonte ndjesë.
Para deputetëve, Tahiri tha se “kushdo që mund të ndihet i ofenduar, i kërkoj falje, por edhe qytetarëve, sepse pakënaqësinë time e shprehi në rrethana të tjera, por jo duke sharë”. “Në asnjë rrethanë nuk e kam menduar, nuk e shaj asnjë deputet të Kuvendit të Kosovës. Nëse ka qenë në afekt për shkak të situatës, por kjo nuk i është drejtuar asnjë deputeti”, deklaroi ai.



