Pas intervistës së mbrëmshme në “Opinion”, Ilir Meta ka hedhur një tjetër akuzë ndaj kryeministrit Rama. Gjatë një konference të vendeve të Ballkanit Perëndimor për të rinjtë, në të cilësinë e kryetarit të Parlamentit, Meta përmendi “deputetë me rekorde kriminale që fitojnë tendera”.
“Ne nuk duam qe në parlamentin e ardhshëm të diskutohet për deputet me rekorde kriminalë, qe fituan tenderà apo ajo, por të flasim për politika me pranë komunitetit. Qëllimi mbetet qe të rinjt të mos ikin, por të krijojnë jeten e tyre këtu. Kemi një elite politike të zhytur në egoizëm”, tha ai.



