
Një termet i fuqishëm ka goditur këtë të martë Meksikën, duke shkaktuar panik yë banorët. Raportohet se tërmeti ka patur një magnitutë 7.5 të shkallës rihter, ndërsa epiqendra ka qenë shteti i Oaxaca.
Menjëherë është ndezur alarmi për tsunam, ndërsa deri më tani nuk raportohet për deme apo viktima. Gjithsesi lëkundjet janë ndjerë edhe 200 kilometra largë epiqendrës, duke arritur deri në kryeqytet.
Shërbimin Kombëtar Sizmologjik i Meksikës vlerësoi forcën e këtij tërmeti në 7.1 rihter, por më pas arriti deri në 7.5. Ndërkohë Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara e regjistroi atë si një tërmet me madhësi 7.7. Një tërmet i tillë klasifikohet si ‘i madh’ dhe mund të shkaktojë dëme serioze.
Përsa i përket thellësisë raportohet të ketë qenë 12 kilometra në thellësinë e tokës.



