
Teksa zgjedhjet vendore të 14 majit po afrohen, ndarja e PD-së është mëse evidente para këtyre zgjedhjeve.
Fabian Topollaj, koordinator i partisë Bindja Demokratike, tha për MCN live, se forcat tjera opozitare në vend duket se po e kthejnë 14 majin njëlloj me 6 marsin e vitit të kaluar.
Këtë bindje ai e shpreh me faktin se vendi ka nevojë për adresa të tjera opozitare.
Forcat kryesore opozitare nuk kanë arritur të kenë sukses përballe qeverisjes, por për shkak se opozita ka ofruar pak a shumë të njëjtin model të të bërit politik, si edhe qeverisej, si edhe Rama.
Kështu që në këtë kuadër, Shqipqria ka nevojë ulëritëse për adresa të tjera opozitare të cilat të mund të grumbullojnë të gjitha ato vota që nuk i marrin dot personazhet kryesore të opozitës që janë Sali Berisha e Ilir Meta, por edhe nënprokduttte e tyre siç është formacioni i z.Basha. dhe ne këtë kemi pasur parasysh kur kemi shpallur Aleancën Progresiste që BD ka bërë me LZHK, pore dhe me formacione të tjera.
Topallaj, thotë se Aleanca Progresiste që ai përfaqëson, së bashku me LZHK e Dashamir Shehit, në këto zgjedhje, do të jenë besnik në proporcionale për këshillat porse për mazhoritarin do të luftojnë që opozita të ketë një kandidat të vetin për të maksimalizuar votën.
Por sipas tij, nëse pjesa tjetër e opozitës dalin me disa kandidat, ehe atyre u lind nevojë për të nxjerr një më të mirë në ato zona.
Zgjedhjet lokale te japim mundësinë që në proporcional, secili prej nesh të ruaj identitetin për kohën dhe vizionin e ndryshëm që kemi ne me njeri-tjetrin. Sepse siç dihet në zgjedhjet lokale, ka vote proporcionale
Dhe mundësia tjetër që opozita të bashkohet në proporcional për kandidati i mazhoritarin me nje kandidat të vetin.
Ne qartazi do të dalim më vete në proporcional për këshilla ndërsa në mazhoritari do të luftojmë deri në fund që opozita të ketë një kandidat të vetin për të maksimalizuar fitoren. Pastaj nëse forcat kryesore opozitar e kthejnë 14 majin njësoj si 6 marsi dhe dalin me disa kandidat mazhoritar që të masin forcën mes njëri tjetrin, në këtë rast ata nuk janë duke luftuar për të fituar bashkitë, ata po e bëjnë këtë për të bërë renditjen mes tyre, dhe nesër ndodhemi në këto kushte edhe neve na lind e drejta të futemi në këtë garën në renditjen në ato zona që mendojmë se janë më të mirë se kandidatët e të dy palëve të PD-së.
Koordinatori i BD, shpreh bindjen se kandidati më i mirë për Tiranën, është Dashamir Shehi, nëse arrihet të ndahet vota opozitare në këtë qark.
Në Tiranë, Dashamir Shehi, është kandidaturë me e mirë se Belind Këlliçi dhe jam i bindur se dhe kushdo personazh që do dali nga Alibeaj. Shpresojmë shumë që të mos ketë kandidatë të tjerë edhe ne Tiranën që të mos ndahet vota opozitare edhe në Tiranë.
Ne do dalim në proporcional me vete, sepse neve ndryshoj me prej tyre, pastaj kur vjen puna te vota e mazhoritarit, sigurisht që vota mund të bashkohet.
Ajo që thashë unë që nëse ata dalim me disa kandidatura edhe neve na lind e drejta që aty ku i kemi më të mirë se palët, të nxjerrim kandidatura. Nëse ata dalin me kandidatura dhe ne mendojmë se kandidati ynë është më i mirë se i atyre, pse qenkemi ne të kushtëzuar të mbështesim patjetër njërin prej 2-3 të tjerëve.



