
Qeveria suedeze ka prezantuar planet për vendosjen e një takse të aviacionit, që sipas saj do të kufizojë impaktin e fluturimeve ajrore në mjedis. Megjithatë, Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit thotë se kjo nuk do të ketë ndonjë impakt në sasinë e gazrave ndotëse që lëshohen nga avionët.
Pasagjerët që nisen nga aeroportet suedeze do të paguajnë një taksë prej 60-400 kronor (7-48 dollarë) mbi çmimin e biletës, në varësi të distancës. Taksa do të prekë të gjithë pasagjerët. “Objektivi është minimizimi i sasisë së karbonit të lëshuar në mjedis si pasojë e rritjes së trafikut ajoror”, tha ministrja e Klimës, Isabella Lovin.
Një raport i fundit, i bërë publik nga qeveria, vlerëson se taksa mund të ulë me 2% lëshimin e gazeve me efekt serrë.
Por një vëzhgim i kryer në disa zona të Suedisë tregoi se taksa gëzon mbështetjen e qytetarëve. Rreth 53% e suedezëve thonë se janë dakord ta paguajnë.



