Raportuesi për Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehtë për çështjen mes Prishtinës dhe Beogradit

Raportuesi për Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehtë për çështjen mes Prishtinës dhe Beogradit

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, duke folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se “nuk ka zgjidhje të lehtë sepse po të kishte ajo do të gjendej, por ajo është shumë e ndjeshme”. Ai ka sugjeruar që të shmangen mesazhe konfliktuoze në këtë proces.

Në Konferencën Parlamentare Ndërkombëtare, Soltes ka thënë se mendon se është duke u pritur se çfarë qëndrimi do të ketë Aleksandar Vuçiç, të cilin presidenti i Serbisë e ka paralajmëruar sikurse edhe pala kosovare, lidhur me Asociacionin e Komunave Serbe.

“Ndonjëherë jam më tepër optimist, kurse ndonjëherë më pak, se do të ketë lëvizje përpara”, tha Soltes.

Raportuesi për Kosovën, thekson se varet nga të tri palët,  Beogradi, Prishtina dhe Bashkimi Evropian, nëse do të gjendet forma për zgjidhjen e problemit, “por në atë mënyrë që kjo të mos ngadalësojë as ndalojë procesin e integrimit evropian”.

“Kjo është në interes të gjithëve”,  thotë Soltes, duke u përgjigjur në pyetjen e një deputeti për kushtëzimin e anëtarësimit të Serbisë në BE me kapitullin 35, i cili i referohet Kosovës.

Duke folur për Marrëveshjen e Brukselit, ai tha se edhe për marrëveshjet e tjera vlen që detyrimet të pranohen lehtë nëse afatet e zbatimit janë relativisht larg nga momenti i arritjes së marrëveshjes.

Nga Beogradi, duke folur për axhendën e eurointegrimeve, ai tha se në periudhën e fundit, çështja e zgjerimit nuk ka arritur në krye të rendit të ditës të BE, duke shpjeguar se lidhur me këtë erdhi deri te një lloj ndarje për shkak të krizës financiare dhe të emigrantëve.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy