Tentuan të vrasin politikanin gjerman, dënohen shqiptari dhe grupi i tij

Tentuan të vrasin politikanin gjerman, dënohen shqiptari dhe grupi i tij

Gjykata gjermane më në fund ka dhënë dënimet për grupin terrorist që kishte bërë në plan ekzekutimin e liderit të djathtë të gjermanisë pasi parti e këtij të fundit kishte organizuar një protestë anti-muslimane.

Komploti i grupit terrorist kundër Markus Beisicht në mars të 2013 u ndalua nga policia, ndërsa gjykata vendosi dënimin me burgim të përjetshëm për Marco Gaebel, 29 vjeçarin që drejtonte organizatën, si dhe nga 12 vite burg për Koray Durmaz dhe shqiptarin Enea Buzo. 9 vite burgim u dhanë për gjermanin Tayfun Sevim, 27 vjeç, edhe ai pjesë e organizatës terroriste.

Më parë kreu i grupit Marco Gaebel ishte akuzuar për një sulm të dështuar me bombë në një stacion hekurudhor. Lëndën eksplozive e kishte krijuar në shtëpinë e tij.

Militantët ekstremistë ishin mjaft të irrituar kundrejt partisë së ekstremit të djathtë gjerman, për organizimin e protestave të tyre anti muslimane dhe krijimin e karikaturave ndaj profetit Muhamed.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy