"Xhadat" - Përjashtohet padrejtësisht nga procesi i rindërtimit, Njësia Krrabë “djeg” qytetaren 

"Xhadat" - Përjashtohet padrejtësisht nga procesi i rindërtimit, Njësia Krrabë “djeg” qytetaren 

Emisioni investigativ “Xhadat” ka denoncuar rastin e zonjës Erneda Alldervishi, e cila gati 3 vjet pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, është përjashtuar padrejtësisht nga procesi i rindërtimit.

Gjashtë ditë para tërmetit zonja Alldervishi i kishte blerë një apartament në zonën e Krrabës z.Pal Koliçi, për të cilin mes palëve ishte nënshkruar para noteres edhe kontrata e shit- blerjes.

Pas blerjes zonja i kishte lënë një afat disa-ditor ish- pronarit për lirimin e banesës, por ky i fundit ndonëse e kishte shitur atë ,ka aplikuar pranë Njësisë Administrative Krrabë për bonusin e qirasë dhe rindërtimin e saj.

Ndërkohë pas nënshkrimit të akt-marrëveshjes për shitjen e apartamentit, kishte nisur procedura për daljen e certifikatës së pronësisë në hipotekë në emër të znj. Alldervishi. Nga praktika kjo procedurë, zgjat një muaj.

“Në ditën që ra tërmeti, zoti Pal jetonte akoma në apartament, se i kisha lënë unë afat. Pali nuk më tregoi që pallati ishte dëmtuar nga tërmeti, por tha që ka dërguar emrin e tij në listën e emrave të banorëve të pallatit te Njësia. Nuk e di çfarë dokumenti ka çuar, se unë e kisha blerë shtëpinë”- u shpreh denoncuesja.

Ajo deklaron se dorëzimin e akt- marrëveshjes për blerjen e banesës bashkë me dokumentat e tjera ja ka vënë në dispozicion Njësisë Administrative Krrabë dy ditë pas tërmetit, por këta të fundit kanë një tjetër version.   

Njësia Administrative Krrabë deklaron se aplikimi i zonjës Alldervishi për të përfituar nga granti i rindërtimit, është bërë më 19 shkurt 2020.

Gabimet e Njësisë Administrative Krrabë, pasojnë njëra-tjetrën. Edhe pse u vunë në dijeni se apartamenti i përkiste zonjës Alldervishi, punonjësit e Njësisë Krrabë, kërkojnë që z.Pal, shitësi të bëj një prokurë dhe t`i kaloj pagesën e bonusit të qirasë pwrmes saj,  zonjës Alldervishi.  

“Komuna i kishte letrat e mia, por nuk bënë asgjë për të ndryshuar emrin, sepse për shkak të këtij problemi bonusi më është ndërprerë 4 herë. Në dhjetor të 2019 e mori Pali bonusin. Unë fillova ta marrë në Janar me prokurë. Tani në fund më vjen njoftimi nga komuna Krrabë dhe më thonë që jam e skualifikuar nga plani i rindërtimit”- deklaron zonja Alldervishi.

 “Komisioni në muajin gusht ka vendosur që zonja të skualifikohet, sepse sipas tyre prona është e përfituar pas tërmetit. E lajmërova zonjën dhe i thashë që do bësh një ankimim ku do vërtetosh që pronën e ke blerë para tërmetit. Në ditën e tërmetit, kemi gjet Palin në banesë dhe ne nuk e dinim që zotëria e kishte shitur apartamentin te zonja. Ka ardhur pastaj ai dhe ka bërë aplikimin dhe na ka sjellë edhe certifikatën që kishte në emër të tij. Ne i nisëm letrat për t’i trajtuar me bonus dhe pastaj vjen zonja që thotë e kam blerë. Pastaj ne i sugjerojmë që të bëjë një deklaratë që të dilte bonusi në emër të saj”- u shprehën punonjësit e Njwsisw Krrabw.

Nga ana tjetër zoti Pal Koliçi pretendon se e ka vënë në dijeni Njësinë Administrative Krrabë pwr shitjen e banesws.

“Unë shtëpinë e kisha shitur, por nuk i kisha bërë akoma veprimet me noteren, sepse nuk i kishte dalë certifikata e pronësisë vajzës ( blerëses). Po, ju thashë unë atyre që  shtëpinë e kam shitur, por për efekt për të marrë bonusin e qirasë, duhet të kishte qenë prania e certifikatës. Certifikatën akoma s’e kisha dorëzuar. Nuk e di a vajta me fotokopje, a origjinalin”.

Ky rast ka zbuluar papërgjegjshërinë e institucioneve shtetërore, në ndjekjen e procedurave për përfitimin e bonuseve të tërmetit,apo edhe banesave nga procesi i rindërtimit.  Tre vjet pasi bonusi i qirasë ju dha një ish-pronari dhe jo pronares së apartametit të dëmtuar, këtë të fundit e përjashtojnë dhe nga procesi i rindërtimit.   

“Xhadat” i ka bërë thirrje Bashkisë Tiranë, të marrë menjëherë në shqyrtim rastin, duke ngritur një komision të posaçëm. Erneda Alldervishi, është një nënë kryefamiljare, që për shkak të veprimeve të papërgjegjshme të institucioneve dhe shitësit të banesës së saj, sot është përjashtuar padrejtësisht nga programi i rindërtimit dhe bonusi i qirasë.    

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy