Të kesh emra karakteristikë si Milanela dhe Exhumaela!/ Vajzat me emra të veçantë ndajnë historitë e tyre

Të kesh emra karakteristikë si Milanela dhe Exhumaela!/ Vajzat me emra të veçantë ndajnë historitë e tyre

Emra të veçantë si Milanela dhe Exhumaela shpesh tërheqin vëmendjen e të gjithëve, duke u shoqëruar gjithmonë me komente dhe habi.

Të ftuarat në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, posedueset e këtyre emrave, Milanela Hoxha dhe Exhumaela Kutelaj, ndanë historinë e tyre interesante të emrave dhe si i përjetuan gjatë jetës domethënien e emrave të tyre karakteristikë.

Milanela
Duke qenë se babai im ka qenë tifoz i skuadrës së futbollit italian "Milan", ai kishte një dashuri të madhe për ekipin. Kur kam lindur, ishte periudha e fitores së kupave të Milanit, dhe babai mendonte se do të lindte një djalë, duke planifikuar t’i vendoste emrin Milan. Megjithatë, pasi unë isha vajzë, ai vendosi ta quante Milanela, duke ruajtur kështu lidhjen me ekipin e tij të dashur.
Duke qenë se jetoj në Belgjikë, ky emër shkakton gjithmonë habi kur e dëgjojnë, por gjithmonë ua sqaroj këtë histori.

Babi ka qenë disa herë në ndeshjet e Milanit, por unë nuk kam pasur mundësi të shkoj ende, për shkak të angazhimeve shkollore.

 Gjithsesi, dashuria për Milanin ka ndikim edhe tek unë, dhe tashmë më pëlqen të ndiqja ekipin e tij përmes emrit tim.

Exhumaela
Origjina e emrit tim është shumë interesante. Gjatë lindjes, mamaja ime kishte dhimbje të forta dhe ndërkohë po shkonte në spital për të lindur. Po rrugës, ndodhi një aksident i cili shkaktoi rrezik për jetën time, dhe për disa minuta, ata menduan se do të humbisja jetën. Mirëpo, pas disa minutash, unë rikthehem në jetë.
Duke qenë se lindja ime ndodhi ditën e premte, gjyshja ime e quajti Exhumaela, duke e bazuar emrin tek dita e premte ("xhuma") dhe momenti i shpëtimit tim. Ata e shtuan edhe "Ela" dhe kështu u krijua emri.
Kur isha e vogël, isha skeptike për emrin tim dhe më bezdiste shumë, sidomos kur të tjerët më thërrisnin me të.

Nuk doja që të më thërrisnin kështu, por me kalimin e viteve, tani e kuptoj dhe e respektoj më shumë këtë emër, dhe e shoh si një pjesë të rëndësishme të identitetit tim. Gjyshja ime gjithmonë më thoshte se ky ishte një emër me kuptim dhe se ishte një fat i madh që unë isha këtu, duke jetuar dhe frymuar.
Me kalimin e kohës, marrëdhënia ime me gjyshen ka qenë shumë e ngrohtë.

Ndryshe nga kur isha më e vogël, tani e vlerësoj më shumë dhe e shoh emrin tim si një pasuri. Ndonjëherë, pedagogët dhe miqtë më thonë se e kanë lidhur emrin tim me ditën e premte dhe fatin që kam, por të tjerë nuk e dinë fare historinë pas emrit tim.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy