Protesta/ Përplasje me policinë, gaz lotsjellës dhe zjarr para Ministrisë së Brendshme

Protesta/ Përplasje me policinë, gaz lotsjellës dhe zjarr para Ministrisë së Brendshme

Situata e protestës së sotme në kryeqytet është përshkallëzuar në përplasje fizike mes protestuesve dhe forcave të rendit. Protestuesit, të cilët fillimisht ishin grumbulluar pranë selisë së Partisë Socialiste, janë shpërndarë duke marshuar drejt Kryeministrisë, vend ku u shënuan edhe tensionet e para me efektivët e policisë. 

 

Në një lidhje me MCN Live Sabina Nikaj, informon se për të menaxhuar situatën, Policia e Shtetit ka ndërhyrë duke hedhur ujë dhe gaz lotsjellës ndaj pjesëmarrësve. Aktualisht, vatra e tensionit është zhvendosur përpara Ministrisë së Brendshme, ku protestuesit kanë ndezur një zjarr me kartonë në rrugë.

 

Gjatë marshimit nga sheshi, policia ka vijuar të përdorë autobotet me ujë për të shpërndarë turmën dhe për të parandaluar afrimin e tyre sërish drejt godinës së Kryeministrisë. Në këtë tubim, krahas studentëve, janë vënë re edhe prindër e mësues që janë solidarizuar me kauzën e tyre, duke u bërë thirrje forcave të rendit të heqin uniformat dhe t'u bashkohen. 

 

Ndërkohë, uniformat blu kanë blinduar plotësisht rrugët kryesore për të shmangur çdo grumbullim tjetër pranë institucioneve të rëndësisë së veçantë.

 

Nga lidhja e fundit që ishim pranë selisë së PS, protestuesit u shpërndanë dhe u nisën drejt Kryeministrisë, ku pati dhe përplasje me efektivët e policisë, ku këta të fundit hodhën ujë dhe gaz lotsjellës. Aktualisht jemi te Ministria e Brendshme, ku është ndezur një zjarr me kartonë nga protestuesit. 

 

Janë drejtuar nga sheshi, ndërsa vijon hedhja me ujë nga policia për t'i larguar protestuesit dhe për t'i shmangur marshimin drejt Kryeministrisë. Ka pasur prindër dhe mësues sot në solidarizim me studentët, teksa i kanë kërkuar dhe policisë të heqin uniformën dhe t'i bashkohen. Pra, uniformat blu kanë blinduar rrugët kryesore për të shmangur grumbullimin e protestuesve afër.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy