“Qilimi shqiptar” në Shirokë, nominohet për çmimin prestigjioz në Evropë

“Qilimi shqiptar” në Shirokë, nominohet për çmimin prestigjioz në Evropë

“Qilimi shqiptar”, në sheshin e ri në Shirokë frymëzuar nga identiteti kulturor i zonës nominohet për çmimin prestigjioz të arkitekturës bashkëkohore “Mies Van Der Rohe Award”.

Lajmin është bërë i ditur nga kandidati për deputet i PS për qarkun Shkodër, Ilir Beqaj i cili e ka cilësuar një lajm fantastik dhe një promovim të jashtëzakonshëm për Shkodrën.

“Lajm fantastik! Projekti i rikualifikimit urban të Shirokës “Qilimi shqiptar” është nominuar për çmimin “Mies Van Der Rohe Award” që është një çmimet më prestigjiozë të arkitekturës botërore. Publicitet i jashtëzakonshëm për Shirokën, Shkodrën, por edhe për gjithë Shqipërinë”, shprehet Beqaj.

Projekti i rikualifikimit urban të Shirokës përfshiu restaurimin e 2000 m2 fasada, ndërtimin e 1500 m2 çati të reja, si dhe ndërtimin e një hapësire, prej 1700 m2 parking publik. Hapësira e rikonstruktuar e sheshit është 20.000 m2 në total.

Çmimi i Bashkimit Evropian për Arkitekturën Bashkëkohore – “Çmimi Mies van der Rohe”, jepet çdo dy vjet për të vlerësuar dhe shpërblyer prodhimin cilësor të arkitekturës në Evropë. Në këtë mënyrë, Çmimi tërheq vëmendjen për kontributin kryesor të profesionistëve evropianë në zhvillimin e ideve dhe teknologjive të reja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy